Trekendeshi me animacione
Konstruktimi i trekëndëshit me animacion
1. Hapni dritaren GeoGebra. Për këtë mësim nuk do të duhet dritarja Algjebrike dhe boshtet koordinative, kështu që klikoni View> Axes dhe klikoni View> Algebra për të hequr ato nga dritarja GeoGebra. Ne duam gjithashtu që të gjitha pikat e krijuara të kenë etiketa. Ashtu që mund t'i referohemi atyre me lehtësi duke zgjedhur Options> Labelling > New Points Only nga shiriti i menyve.
2 Për konstruktimin e trekëndëshit së pari do të ndërtojmë rrëshqitësin (slider).
Kështu zgjedhim veglën –slider-në shiritin e veglave dhe klikojmë kudo në faqen e punës. Fitojmë tabelën si më poshtë. Në kutinë e dialogut –slide r- zgjedhim opsionin- number - dhe te rubrika – name - shënojmë a, pastaj caktojmë intervalet min:0, max:5 , dhe më pas te rubrika- increment (rritja)– shënojmë 0.1, për fund klikojmë butonin –apply-.
Vendin e rrëshqitësit mund ta rregullojmë duke e zvarritur atë gjersa mbajmë tastin e djathtë të shtypur mbi të.
3. Për të konstruktuar brinjën e zgjedhim veglën Segment with given length from point dhe klikojmë kudo në fletën e punës. Pasi kemi klikuar na hapet dritarja e cila kërkon të japim përmasën e segmentit. Në shiritin aktiv shënojmë a.
Më pas në fletën e punës do të shohim segmentin AB.
4. Për të konstruktuar brinjën tjetër përsëri e zgjedhim veglën Segment with given length from point dhe klikojmë në pikën B. Pasi kemi klikuar na hapet dritarja e cila kërkon të japim përmasën e segmentit. Në shiritin aktiv shënojmë a dhe e fitojmë pikën C.
5.Për ta rrotulluar pikën C e zgjedhim veglën Rotate Object around Point by Angle dhe hapet dritarja ku e shënojmë këndin për të cilin dëshirojmë ta rrotullojmë pikën (në rastin tonë pikën C për këndin 90⁰). Kështu fitojmë pikën C’.
6.Për ta konstruktuar trekëndëshin zgjedhim në veglën Polygon dhe klikojmë në pikat A,B,C ’dhe A.
Për të fshirë pikën C dhe segmentin BC klikojmë me tastin e djathë dhe shfaqet tabela si më poshtë dhe klikojmë në shiritin Show Objekt, njëjtë veprojmë edhe segmentin BC. Në këtë tabelë po shihet se edhe mund t’i riemërtojmë pikat ku pikën C’ e riemërtojmë me C.
7. Me anë të veglës- move- lëvizim rrëshqitësin vërejmë si e ndryshon madhësinë trekëndëshi.
Nëse dëshirojmë ta shohim se si rrotullohet trekëndëshi rreth pikës A klikojmë me tastin e djathtë në pikën A të trekëndëshit dhe klikojmë në Trace On. Të njëjtën proces e përsërisim në pikën C dhe B.
Për të parë se si trekëndëshi lëvizë rreth pikës A klikojmë me tastin e djathtë në pikën B dhe klikojmë në Animation On në tabelën e cila shfaqet te kulmi i trekëndëshit.
Trekëndëshi do të rrotullohet rreth pikës A.
Nëse dëshirojmë që trekëndëshi të lë gjurmë veprojmë në këtë mënyrë. Në anën e majtë të fletës së punës në fund është butoni I cili kur të shtypet trekëndëshi nuk rrotullohet .Atëherë klikojmë me tastin e djathtë në segmentin BC dhe në Trace On
Klikojmë prapë butonin trekëndëshi fillon të rrotullohet duke lënë gjurmë.
Punoi: Florije Aliçkaj